-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken në Izrael, për të diskutuar mbi propozimin për armëpushim

Kryesoret

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog në Jeruzalem.

Në takimin me presidentin Herzog, sekretari Blinken rikonfirmoi mbështetjen për Izraelin dhe nënvizoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të mbrojtur civilët në Gazë.

Sekretari Blinken përsëriti gjithashtu vizionin e Shteteve të Bashkuara për një paqe të qëndrueshme në rajon.

“Unë besoj se ekziston mundësia për një të ardhme shumë pozitive dhe të konsoliduar, që realisht integron Izraelin në rajon dhe u përgjigjet nevojave të tij për të jetuar në paqe dhe siguri dhe që gjithashtu u përgjigjet aspiratave të popullit palestinez”, tha ai.

Propozimi për armëpushim i grupit palestinez, që SHBA dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste, është që luftimet të ndalojnë për katër muaj e gjysmë, gjatë të cilit të gjithë pengjet do të liroheshin, Izraeli do të tërhiqte trupat e tij nga Rripi i Gazës dhe do të arrihej një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Tani ia kemi dhënë përgjigjen tonë Katarit dhe Egjiptit. Ata ua kanë dorëzuar amerikanëve dhe palës tjetër. Tani presim përgjigjen e palës tjetër”, tha Izzat El-Rishek, anëtar i Byros Politike të Hamasit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkoi në Izrael pas një dite të mbushur me takime në Lindjen e Mesme dhe ndau këtë zhvillim të ri në një konferencë shtypi në Katar.

“Së bashku me Katarin dhe Egjiptin, ne parashtruam një propozim serioz që kishte për qëllim zgjerimin e marrëveshjes së fundit që ndaloi luftimet. Hamasi u përgjigj. Ne jemi duke e shqyrtuar atë përgjigje tani dhe unë do ta diskutoj atë me qeverinë e Izraelit”, tha Sekretari i Shtetit, Blinken.

Zoti Blinken tha se ka mbetur shumë punë për t’u bërë për një marrëveshje, por ai vazhdon të besojë se një marrëveshje ishte e mundur.

Kryeministri i Katarit, Al-Thani, tha se përgjigja nga Hamasi në përgjithësi ishte pozitive./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit