-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liga e Kombeve lë në “hije” Europianin! Ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë

Kryesoret

Kur të gjithë fansat e futbollit presin me padurim Kampionatin Europian, Gjermani 2024, vëmendja së fundmi kalon tek Liga e Kombeve.

Ditën e enjte në orën 18:00 në Paris të Francës do të hidhet dhe shorti për edicionin e ri të këtij kompeticioni.

Gjithashtu Kombëtarja Shqiptare do të njohë rivalët e saj.

Përfaqësueset si gjithmonë do të ndahen në katër Liga, këtu  A,B dhe C do të ndahen në grupe me nga katër skuadra, Liga D nga ana tjetër ndahet në dy grupe me nga 3 ekipe.

Në bazë të rezultateve në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve janë ndarë grupet dhe vazot ku Shqipëria bën pjesë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë në short nuk mund të ndeshen me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi, pasi bëjnë pjesë në të njëjtën vazo.

Ndërkohë kundërshtari më i fortë që rrezikojnë kuqezinjtë është Anglia, që ndodhet në vazon 1 të Ligës B. Rivalët e tjerë të mundshëm nga kjo vazo janë Austria, Çekia dhe Uellsi.

Kalendari:

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 –  8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3  –  10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 –   13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 –   14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 –    17-19 Nëntor 2024

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit