Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr. 15 në Korçë.
Mësohet se autorët e ngjarjes kanë hyrë në banesë dhe kanë dhunuar një të moshuar, i cili për pasojë ka përfunduar në spital.
I lënduari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.