-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi s’e miraton rezolutën që kërkon uljen e çmimit të energjisë

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë të enjten një draft-rezolutë të propozuar nga opozita për uljen e çmimit të energjisë elektrike, pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, abstenuan.

Me 29 vota për, asnjë kundër dhe 55 abstenime, draft-rezoluta nuk i mori votat e nevojshme.

Kjo është hera e dytë që kjo draft-rezolutë – e propozuar nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dështon në Kuvend, pasi partia e kryeministrit Albin Kurti e kishte braktisur seancën e kaluar kur ajo pritej të hidhej në votim më 18 janar.

Rezoluta nuk ishte konsideruar serioze nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky propozim erdhi pasi shumë kosovarë u ankuan në rrjetet sociale gjatë dhjetorit se fatura e rrymës për muajin e fundit të vitit u kishte ardhur shumë më e lartë krahasuar me faturën e muajit paraprak, apo të të njëjtit muaj të vitit paraprak, duke ngritur shqetësime se çmimi i rrymës mund të jetë rritur.

Në atë kohë, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kishte shpjeguar se vlera e faturës së muajit dhjetor është rritur si pasojë e “shpenzimit më të madh të rrymës” dhe mossubvencionimit të konsumatorëve kursimtarë nga Qeveria e Kosovës krahasuar me një vit më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit