Transporti publik do të rikthehet në normalitet vetëm një ditë pas reduktimit të tij në 40%.
Në një takim të zhvilluar me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, u ra dakord që shërbimi të kthehet në funksion të plotë dhe të ketë subvencion për karburantin për litër, ndërsa vlera e tij do të diskutohet më tej.
“Tryeza e radhës me përfaqësues të Shoqatave të Transportit Urban dhe Interurban, me fokus mbi situatën e krijuar së fundmi nga rritja e çmimit të karburanteve.
Qeveria Shqiptare do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët. Bashkë për të kapërcyer çdo sfidë” tha Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.









