-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishet koalicioni PDK-LDK në Prishtinë

Kryesoret

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, që është edhe nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili ka njoftuar se kanë prishur koalicionin qeverisës me LDK-në në Prishtinë. Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i ka dorëzuar shkresën zyrtare për prishje të koalicionit, kryetarit Përparim Rama.

Ai ka shtuar se për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Ismaili ka shtuar se nuk do të jenë pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet.

Të hënën pak orë pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja kishin njoftuar se kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme për të enjten (sot), për të anuluar vendimin për këmbim të pronave, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkarkoi nga pozita nënkryetaren nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu. Ditë më parë ai kishte shkarkuar edhe drejtorin e Shërbimeve publike, Ilirik Musliu, gjithashtu anëtar i PDK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit