-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrimi i 500 kg kokainë në fabrikën e kafes në Zvicër, del identiteti i shqiptarëve të arrestuar

Kryesoret

Pas kapjes së një ngarkese me 500 kg kokainë mësohet identiteti i një prej të rinjve shqiptarë të arrestuar. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Mario Marashi, 33 vjeç, banues prej 10 vitesh në Busto Arsizio në Itali dhe me nënshtetësi italiane prej 2022. Ai mësohet se është një nga tre personat e arrestuar dhe është ekstraduar në Zvicër.

Ndërkaq janë zbuluar edhe detaje të reja lidhur me këtë operacion. Më 2 maj 2022, duke hapur një kontenier, një punonjës i fabrikës “Nespresso” në Romont të Zvicrës zbuloi 500 kilogramë kokainë. Nuk ishte menduar të përdorej në përbërjen e kapsulave të kafesë dhe prodhuesi nuk angazhohej në trafik për të përballuar jetesën. Droga sigurisht që nuk duhet të kishte arritur kurrë aty por të ishte marrë nga trafikantët më parë.

Prokuroria Publike e Kantonit të Friburgut nuk gjeti përgjigje dhe e pezulloi hetimin. Por ishte hetimi në Basel-Landschaft që arriti të zgjidhte misterin. Kjo sepse kontejneri kalonte përmes këtij kantoni, më saktë përmes Frenkendorfit, në depon e kompanisë Sëissterminal AG.

Dy ditë para zbulimit të kokainës në Romont, gjatë natës, dy burra u pikasën mes kontejnerëve. Njëri u largua para se të vinte policia, tjetri u kap. Ishte një shqiptar me banim në Itali, i cili pretendonte se kishte marrë një rrugë të shkurtër përmes magazinës.

Hetuesit kryqëzuan informacionin me atë të gjetur gjatë zbulimit të kokainës në vitin 2021 dhe identifikuan të dyshuarit. Prokuroria Publike e Bazelit ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre persona. Të paktën dy janë shqiptarë me banim në Lombardi, ndërsa njëri, pikërisht Mario Marashi, tashmë është ekstraduar në Zvicër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit