Kryeministri Edi Rama ka reaguar për platformën që shpallën protestuesit dje për krijimin e një Kuvendi Kombëtar që më pas sipas tyre do të zgjedhë edhe qeverinë e re teknike. Me shpejtësi, kreu i qeverisë ka kërkuar për biografinë e protestuesit, që dyshohet se është Edviol Kulluri duke zbuluar sipas tij se ka ‘një mal’ me vepra penale.
“NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
-
2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
-
2016 – Vjedhje energjie, Tiranë
-
2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
-
2017 – Rrahje në grup, Durrës
-
2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë
-
2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
-
2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
-
2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë” shkruan ai.









