Pesë persona janë arrestuar nga policia dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim nën akuzën e mashtrimit dhe ‘Falsifikimit të vulave stampave ose formularëve’.
Ditën e sotme janë arrestuar dhe vënë në ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për gjashtë shtetas, R. N., K. P., K. K., K. L. dhe Xh. S., si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore.
Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se shtetasi R.N., nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483”.
Shtetasi R.N., garantonte marrjen e vizës Amerikane turistike 10-vjeçare me ndërhyrjen e tij në Ambasadë kundrejt shumës 10.000 euro.
“Garantojmë viza amerikane!” 5 të arrestuar, 1 në kërkim, falsifikonin formularët