-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari i lartë i SHBA-së telefonon Kurtin: Tërhiqu nga dinari

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon dinarin në Kosovë të shtyhet dhe të krijohet hapësirë kohore për gjetjen e një zgjidhjeje.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier u shpreh se qëndrimet lidhur me këtë rregullore për paratë e gatshme janë folur publikisht dhe se kërkesa e SHBA-së është që Kosova ta shtyjë zbatimin e Rregullores, derisa të vendosen procedura të kënaqshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

Hovenier tha se gjatë javës së kaluar kanë pasur biseda të shumta me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet. Ai ka zbuluar se Kurti për çështjen e dinarit është telefonuar edhe nga Ndihmës Sekretari për Evropës dhe Euroazi, gjë për të cilën s’ka pasur ndonjë njoftim nga Kryeministria e as nga vetë kryeministri Albin Kurti. Njoftim lidhur me këtë s’ka bërë as vetë O’Brien.

“Javën e kaluar, unë kam folur publikisht shumë herë në lidhje me Rregulloren e ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacionet me para të gatshme. Kemi pasur edhe biseda të shumta me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet – duke përfshirë telefonatat mes Ndihmës Sekretarit për Evropë dhe Euroazi, Jim O’Brien dhe kryeministrit Kurti.

Kërkesa jonë mbetet që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregulloreve të BQK-së derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa të ketë një mënyrë të qartë që njerëzit të marrin beneficionet dhe pagesat e tyre, dhe derisa popullata të jetë e informuar mjaftueshëm për mënyrën e shpërndarjes. përfitimet e tyre do të vazhdojnë”, ka thënë Hovenier për Radio “KiM”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit