-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria Bëhet” dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Kryesoret

Aktivistët e Shqipëria Bëhet kanë dorëzuar ditën e në Kuvend propozimet për ndyshimet ë Kodin Zgjedhor.

Ata kanë propozuar caktimin e gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë si një zonë të vetme elektorale, si dhe zgjedhjen e kandidatëve me votë të hapur.

“Ne paraqesim në Kuvend para të gjithë deputetëve, projektiligjin për ndryshime në kodin Zgjedhor, sa i takon caktimit të të gjithë territorit të Shqipërisë si një zonë e vetme zgjedhore duke përcaktuar sistemin zgjedhor propocional kombëtar, me lista të hapura, duke mundësuar kështu më në fund që të  gjithë qytetarët shqiptarë të kenë një votë të barabartë e të drejtë dhe zgjedhjen e kandidatit që ata duan, me lista të hapura dhe jo të zgjidhen kandidatët nga zyrtarët e partive.

Në rast se nuk do të votohen këto ndryshime, ne do vazhdojmë me hapa të tjerë ligjore siç është ajo e nismës qytetare kur ne kemi filluar procedurat për miratimin e fletës së nënshkrimeve të qytetarëve të cilët me anë të kësaj flete do të paraqesin vullnetin e tyre për të paraqitur në Kuvend nismën ligjore sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor si sa i përket votës së diasporës ashtu edhe sistemeveme lista të hapura. Nëse kjo prape nuk do zbatohet do eskalojë ne veprime të tjera ligjore dhe qytetare” tha përfaqësuesi i Shqipëria Bëhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit