Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u shpreh gati për takim me Albin Kurtin për negociata por theksoi se fillimisht duhet të flitet për pozitën e presidentit, përndryshe do të ketë zgjedhje të reja.
“Duhet nisur nga rëndësia nga pesha, nga presidenti. Nëse ndodh ndryshe do të kemi zgjedhje të reja. Kaq e thjeshtë është”, ka thënë Abdixhiku.
“Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Sa i përket negociatave të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje, Lumir Abdixhiku ka thënë se me Kurtin nëse do të vijë ftesa për t’u takuar, do të flasë vetëm për parime.
“Që duhet të ketë marrëveshje politike, as që diskutohet”, tha Abdixhiku.









