Një politikane 29-vjeçare ekuadoriane u ekzekutua në mes të ditës përpara një turme njerëzish vetëm pak çaste pasi ajo përfundoi një mbledhje.
Diana Carnero, 29 vjeç, ishte duke kryesuar mbledhjen e këshillit në qytetin Naranjal në Guayas të mërkurën pasdite dhe po regjistronte një video në lidhje me kushtet e këqija të rrugës, kur ajo u sulmua. Dy të dyshuar meshkuj iu afruan asaj me një motoçikletë dhe e qëlluan në kokë para se të iknin , tha policia. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit tha se do të drejtonte hetimin, por deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.
Ekuadori është nën kontrollin e një vale krimi të lidhur me bandat e trafikut të drogës. Dy javë më parë presidenti Daniel Noboa shpalli një emergjencë dhe një luftë virtuale ndaj bandave duke autorizuar ushtrinë të vepronte kundër tyre.