-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori “ha” miliona lekë në vit, shtohet mali me plehra në landfillin e Elbasanit

Kryesoret

Gjatë një takimi elektoral në qytetin e Elbasanit përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryeministri Edi Rama këmbënguli se investimi për ndërtimin e incineratorit po funksiononte, ndërsa akuzoi opozitën se kërkonte ta kthente Elbasanin “te mali me plehra”.

“Ata kanë punë e vet, impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin pastër,” tha Rama.

Të njëjtën linjë ndoqi edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, i cili akuzoi kundërshtarin e tij politik se po hidhte “vrer e baltë” në lidhje me punën e inceneratorit.

“Në fakt, ja ku është impianti. Mund ta shikoni në të gjitha proceset e tij. Qytetarët dinë ta dallojnë gënjeshtrën nga realiteti,” deklaroi ai.

Inceneratori i Elbasanit është i vetmi impant i përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare. Të hetuara ose gjykuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Por ndryshe nga deklaratat publike të Ramës dhe Llatjes, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se edhe ky impiant ka shfaqur defekte të shpeshta. Duke rritur malin me mbetje të patrajtuara në landfillin e Elbasanit si dhe duke rrezikuar një krizë të re mjedisore për bashkitë e qarkut.

“Impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë, ndërsa për vitin 2023 ndezja e impiantit u realizua në muajin prill dhe vazhdon funksionimi i tij. Gjatë kësaj kohe, janë shfaqur defekte, të cilat kanë çuar deri në fikje të detyruar të impiantit,” thuhet në përgjigjen e administratorit Leli Kaja të cilën BIRN e disponon.

Dokumenti tregon gjithashtu se sasia e mbetjeve të depozituara në landfill e ka tejkaluar kapacitetin e këtij të fundit, duke krijuar “malin me plehra” që kryeministri premtoi të zhdukte.

 

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit