-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafiku i drogës/ Italia e do 10 vite në qeli, kapet në berat 52-vjeçari

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar në Berat një 52-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Në pranga ka rënë Hari Bello (Basko), 53-vjeç i cili akuzohet nga Italia si pjesë e një grupi kriminal në trafikun e drogës.

Ai rezulton i dënuar në shtetin fqinj me rreth 10 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë, do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.

“Gjatë operacionit, në Berat, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Hari Basko alias Hari Bello, 52 vjeç. Gjykata e Venecias e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet, 3 muaj dhe 27 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit