-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për Kosovën, Basha: Rama flet si perëndimor, vepron si lindor

Kryesoret

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha ka reaguar pas postimit dhe qëndrimit të kryeministrit Edi Rama se debati mbrëmë në Këshillin e Sigurimit mes Kurtit dhe Vuçiçit ishte i kotë.

Referuar rrëzimit nga shumica socialiste të propozimit të tij për t’i dhënë Kosovës 50 milionë Euro ndihmë ushtarake, Basha thotë se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, që sipas tij është kryeministri i Shqipërisë por për mbështetje konkrete.

“Flet si perëndimor, vepron si lindor.

Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.

Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë.

Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.

Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti” shkruan ai.

Rama: Debati Kurti-Vuçiç në OKB pa kuptim, Kosova të dëgjojë SHBA-në

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit