-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reali luan “poker” në Bernabeu, mposht 4-0 Gironën dhe bën gati kurorën

Kryesoret

Real Madrid fitoi me rezultatin e thellë 4-0 në përballjen direkte për kreun e La Liga kundër Gironas.

Në “Santiago Bernabeu” të besuarit e Ancelottit i treguan miqve se sa peshon fanella. Surpriza katalanase e këtij viti do duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Dueli i raundit të 24 në La Liga u zhbllokua shpejt, me Vinicius që mrekulloi me golin e minutës së gjashtë. Sërish Vinicius do dhuronte një pasim fenomenal për Bellingham, që në të 35 minutë i dërgoi shifrat në 2-0.

Po i njëjti, Bellingham shënoi edhe golin e radhës në të 54 minutë, para se Vinicius të dhuronte sërish një asist, këtë herë për Rodrygo. Me këtë sukses, Real Madrid ngjitet në kuotën e 61 pikëve për kreun e La Ligas, duke lënë Gironën me 56 pikë në vendin e dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit