Ditën e sotme, policia e Maliqit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet R.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes. Bashkëshortja e shtetasit R.Xh., është pajisur me urdhër mbrojtje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.