Përvetësoi 215 000 euro në Tiranë nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 108 600 euro. U arrestua Lorin Xhelilaj 38 vjeç banues në Tiranë.
Ai akuzohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit shumën 215 000 euro nga një 26-vjeçar me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.