-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari i bën “zbor” policisë, hedh drogën nga dritarja dhe nis arratisjen me makinë

Kryesoret

Oficerët e komisariatit të Civitavecchias në Itali, kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar pasi dyshohej se ai po transportonte drogë me makinën e tij.

Gjatë postbllokut, patrulla urdhëroi të ndalonte makinën, e cila u largua pas një manovre të shpejtë. Gjatë ndjekjes, policia ka vënë re se i riu shqiptar teksa po drejtonte makinën, hodhi nga dritarja një çantë shpine dhe një kuti, të cilat u zbuluan menjëherë.

26-vjeçari u kap më pas nga policia falë ndërhyrjes së një patrulle tjetër, ndërsa u zbuluar se brenda çantës së shpinës dhe kutisë, policia gjeti blloqe të shumta kanabisi me peshë totale 2.2 kg.

Atij po ashtu iu gjetën 5 fishekë të kalibrit 22 të fshehura në një çantë të vogël dhe 457 euro, dyshohet të përfituara nga shitja e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit