-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova: Në Beograd ka kërcënime ndaj Kurtit pas mbledhjes në Këshillin e Sigurimit

Kryesoret

Zyra e kryeministrisë së Kosovës, ka reaguar lidhur me lajmet që qarkulluan ditën e sotme mbi kërcënimet për një eleminim fizik të kryeministrit Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu deklaroi se Kurti nuk është ndjerë i kërcënuar pavarësisht se ka pasur kërcënime të shumta nga struktura të lidhura me Serbinë. Sipas tij, në Beograd ka nervozizëm pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku Kurti dhe Vuçiç u përplasën lidhur me vendimin e Prishtinës për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb.

“Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar. Nervoza në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj Kryeministrit. Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij.” – ka thënë ai.

Më herët, një deklaratë të ngjashme e bëri edhe kryeministri Albin Kurti pasi u pyet lidhur me lajmet për kërcënimin e tij nga persona të lidhur me Beogradin zyrtar.

Detaje të planit serb për atentat ndaj Kurtit në Shkup

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit