-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pistë e re nga atentati në Kurbin, dyshohet për vrasës me pagesë, zbardhet dinamika

Kryesoret

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i ditës së djeshme ndaj një firme private inertesh në Kurbin, ku mbeti i plagosur pronari Ardjan Gjeloshi, dhe mbeti viktimë ekonomisti i firmës, Selman Mihna.

Ndërsa në drejtim të tyre u derdh breshëri plumbash, krimi dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe mbledhja e dëshmive në vendin e ngjarjes, rezulton se autoret kanë qenë 4 persona. Sapo shënjestra e tyre ka hyrë në biznesin në pronësi të tij, atentatorët kanë ardhur me një automjet Rang Rover, ngjyre e zezë, të cilën e kanë ndaluar tek porta hyrëse e kompanisë së inerteve dhe tre prej tyre kanë zbritur nga makina dhe të maskuar janë afruar në këmbë drejt godinës së administratës ku ishte dhe pronari Ardian Gjeloshi.

Sapo janë afruar njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit Gjeloshi, por vetëm dy prej tyre e preken në trup pasi arriti të largohet dhe të hynte në zyrë. Nën shoqërinë e shënjestrës ishte ekonomisti i firmës Selman Mihana, i cili në tentativë për të mbrojtur pronarin mori disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e djeshëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin. Pista e parë janë konfliktet me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes.

Në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishte Dritan Gjeloshi, vëllai i Ardian Gjeloshin, i cili në atë kohë kishte mosmarrëveshje me oficerin e policisë Kastriot Prengaj.

Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit