-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëri, ekspertët e sigurisë: Luftimi i drogës në shkolla kërkon ndërhyrje jo vetëm policore

Kryesoret

Në Shqipëri, policia ka goditur kohët e fundit në operacione në shkallë të gjerë rrjetet e shpërndarjes së drogës në shkolla. Arrestimet e disa qindra personave sipas ekspertëve tregon se përdorimi i drogës në përmasa të mëdha ndodh jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetet e vogla në të gjithë vendin. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë operacioent policore, por thonë se duhet një trajtim kompleks i kësaj dukuri edhe nga institucionet e tjera, sidomos të shëndetit publik.

Qindra forca policore kanë zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri një operacion në shkallë të gjerë, të pandeshur më parë, për goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së narkotikëve në shkolla.

Rreth 300 persona janë arrestuar në flagrancë, jo vetëm në kryeqytetin e vendit, por edhe në qytetet e vogla dhe qindra kilogramë lëndë narkotike, kryesisht marijuanë, por edhe lloje të forta të drogës, si kokainë dhe heroinë janë sekuestruar nga policia.

Eksperti i sigurisë Pëllumb Nako thotë për Zërin e Amerikës se e sheh operacionin policor si një zhvillim pozitiv sidomos për faktin se ka shënjestruar shpërndarësit e drogës në zonat afër shkollave.

“Fakti i vendosjes së një perimetri sigurie afër shkollave në Shqipëri mendoj se është dicka e mirë, or duhet thelluar sepse ka edhe dukuri të tjera që duhen trajtuar nga institucionet përgjegjëse, sic janë ato të shëndetit publik dhe qeveritë vendore”, thot ai.

Zoti Nako thotë më tej se arrestimet e shpërndarësve kanë provuar edhe numrin e lartë të përdoruesve të drogës në shkolla për të cilin nuk ka të dhëna nga institucionet e shëndetit publik. Për më shumë lexo KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit