-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI+FOTO/ Kapet në flagrancë mes bimëve të kanabisit shqiptari në Britani

Kryesoret

Një 30-vjeçar i gjetur i fshehur pas bimëve të kanabisit në një fabrikë të dyshuar droge dhe është dënuar me 18 muaj burg pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kësaj bime.

Emri i tij është Alger Çepele i cili është arrestuar në Wellingborough, pasi oficerët nga ekipi kontrollues i lagjes në qytetin bastisën pronën të premten.

Gjatë kontrollit të pronës, oficerët gjetën Çepele të fshehur në një dhomë gjumi të pasme së bashku me disa nga 304 bimët e kanabisit në gjendje të ndryshme rritjeje, të cilat ishin shpërndarë në disa dhoma.

Përveç bimëve të cilat besohet se kanë një vlerë të përllogaritur në rrugë prej 45,000 mijë paund oficerët sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë, pajisjet shoqëruese të nevojshme për të prodhuar bimën dhe një planifikues javor që përmban një orar të detajuar të ujitjes.

Cepele, i cili ishte banori i vetëm i shtëpisë në momentin e kontrollit, u arrestua dhe gjatë intervistës së tij në polici, ai dha një deklaratë të përgatitur ku thuhej se ishte shqiptar dhe kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 18 muaj më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit