-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A ua përmendën McGonigalin në Uashington? Bardhi: E njoh Berishën kryetar!

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha sonte te emisioni “5Pyetjet nga Babaramo” se pavarësisht se është kundër dëshirës dhe ideve të tij, e pranon Sali Berishën kryetar.

“A e njihni Berishën kryetar? Po e njoh, vullnetin e anëtarëve të partisë. Unë kam një pozicion, të kryetarit të grupit të PD-së, që jam zgjedhur me vullnet, beteja e mia dhe cdo vendimmarrje nuk e kam lidhur kurrë me titujt personalë. Në dy vite dështova për idenë time për një lidership të ri, tani i jam bindur vullnetit të shumicës. Mendimi im nuk është shumicë në PD” tha ai.

Ai u pyet nga gazetarët në studio nëse në SHBA ia përmendën dosjen McGonigal. “Nuk mund të përgjigjem as me PO dhe as me JO, nuk mund të përgjigjem, sepse kodi diplomatik ka një ruajtje të kodit diplomatik… Protokolli diplomatik e kërkon përveç mesazheve publike nga palët, reagimi nga ambasada e SHBA dhe timin..” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit