Prej disa kohësh rezulton i zhdukur një 49-vjeçar nga Saranda.
Flori Muka ka humbur komplet kontaktet e tij që në datën 18 nëntor të vitit të kaluar.
Tre muaj më pas, motra e tij ka folur për mediat dhe ka thënë se vëllai i saj shoqërohej me dy persona që nuk i njihnin, kur u kthye nga Greqia.
Dëshmia Dallëndyshe Mucos: Nga data 18 që më ka folur vëllai nga Greqia dhe ka hyrë në doganën shqiptare ka hyrë vetëm me një paketë cigare dhe asgjë tjetër nuk kishte me vete, këtë na i ka thënë doganieri.
Kemi 3 muaj që nuk kemi asnjë kontakt me të.
Ai kur kthehej në Greqi këtu te unë vinte gjithmonë se shtëpia e babait është djegur plotësisht. Herën e fundit ka qenë këtu te unë ka qëndruar pak se patëm një debat.
Me motrën tjetër që ka folur i ka thënë do shkoj të punoj në mandarinat në Sarandë.
Unë dyshoj se mos ka krijuar lidhje me ndonjë atje(femër)dhe nuk do të flasë me ne, ose dyshimi tjetër është se kur kishte tërhequr lekët ka qenë i shoqëruar me 2 persona.
Pronari kishte thënë që me ata persona që ishte shoqëruar nuk ishin të mirë, ndoshta i ka gjetur rrugës kur ka kaluar kufirin.
Unë them për këta të dy, kam dyshime po edhe për 50 mijë që ka tërhequr ai ta vrasin? Nuk e di.