-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miku i Lisit: Ja dy arsyet pse nuk duhet të eleminohet nga BB VIP

Kryesoret

Kur zyrtarisht sapo ka shpërthyer edhe ajo për çfarë edhe identifikohet një Reality Show si Big Brother VIP, në pameritë të plotë të tij Elvis Myrta, që identifikohet edhe si “Panda” e BBV, është në një nominim serioz.

Ai u vendos përballë dy miqve të tij më të afërt, Romeo dhe Heidi, që po ashtu janë në kulmin e vëmendjes për shkak të një raporti ende të pazyrtarizuar mes tyre. Kjo nuk e rrezikon aspak Elvisin për dy arsye. E para sepse nëse ai del (që gjasat janë shumë të pakta, e për këtë flasim më poshtë), ai do të ndeshet me një lum miqsh e fansash të zjarrtë, të cilët e presin me krahët hapur ndonëse nuk do pajtoheshin dot me shifrat e statistikat, për shkak se kanë dhënë një mbështetje super të madhe, ndaj atij që deri dje përkufizohej si ‘urtësia e shtëpisë’.

Lisi hyri në zemrat e njerëzve si një prej tyre, thjeshtë, me dashuri, batuta e situata të këndshme. Gjithë mbështetja që Elvisi ka nga jashtë, nuk është e organizuar, por spontane që e fitoi ai vetë, sepse një njeri sado lart të ngresh me propagandë e financa, ai bie, dhe bie me kokë. Kështu që Elvisi edhe nëse bie, do bie aq butë, në krahët e mijërave që e duan shumë. Por është herët, prisni dhe ca…..

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit