Janë zbardhur disa nga diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit që erdhi vetëm një orë pas mbledhjes se Grupit Parlamentar në selinë e Rithemelimit, mësohet se Flamur Noka ka shprehur se bashkimi ka dhënë mesazh te demokratët.
Gjithashtu Noka është shprehur se organizimi i protestës duhet të jetë si ajo e 7 korrikut, ndërsa ka kërkuar që të përcjellin mesazhe dhe në rrjete sociale, përveç takimeve të drejtpërdrejta në qendrat e degëve të partisë.
“Mbledhja vetëm një pike: aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashke dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Te përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes se strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me te gjithë deputetet takime ne qendrat e degëve”, ka thënë Noka.
Ndërsa Myslim Murrizi është shprehur: Me 20 ok eshte protesta, por me 21 cdo bejme???