Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka në prioritet përdorimin e teknologjisë për zhvillimin e kapitalit njerëzor ndryshe nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Mali Zi që mendojnë të shfrytëzojnë revolucionin digjital për të aftësuar njerëzit dhe forcën e punës.
Ky rezultat doli nga një raport i Forumit Ekonomik Botëror, i bazuar në një anketë të zhvilluar rreth 120 vende të botës, referuar së fundi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Revolucioni i Katërt Industrial ka krijuar mundësi të gjera për bizneset dhe qeveritë në mbarë botën. Sipas “Markets of Tomorrow”, që ka përpunuar rezultate e anketës globale, tre teknologji në veçanti ka të ngjarë të bëhen të rëndësishme strategjike në Ballkani Perëndimor.
Së pari, duket se ka nevojë për përdorim më të madh të teknologjive bujqësore, duke përfshirë teknikat bazë si “mekanizimi dhe ujitja, deri në zhvillimet e fundit teknologjike , të tilla si bujqësia e saktë ose përdorimi i droneve bujqësor (shiko grafikun bashkëngjitur).
Ky trend është veçanërisht i lartë në të gjitha ekonomitë e BB, duke qenë prioriteti numër një në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin i Zi, dhe pak më i rëndësishëm në Shqipëri dhe Kosovë dhe Bosnjë (Lexo KETU lajmin e plote).