Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur aktgjykimin duke e dënuar me 25 vite burg Ragim Gashin pasi kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij M.G i nxitur nga motivet e ulëta të xhelozisë.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Gashi për “Vrasje të rëndë” u dënua me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 2 vite burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik prej 25 vjet burgim.
Ndryshe, aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit Gashi.
Ndërsa, lidhur me veprën “Vrasje në tentativë”, gjykatësja Dërmaku tha se “Në kuadër të dispozitivit për vrasje të rëndë, Prokuroria në fjalën përfundimtare ka inkorporuar edhe veprën penale “Vrasje në tentativë” pika, 1.11 të Kodit Penal të Kosovës”.