Një ndeshje spektakolare rezultoi ajo mes Leipzig dhe Real Madrid. Raste pa fund kryesisht për të zotët e shtëpisë, por në fund fituan spanjollët me rezultatin minimal.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, dhe në startimin e të dytës Braim Diaz nuk humbi kohë të realizonte një super gol në minutën e 47-të.
Një gol që nxiti edhe më shumë Laipzig të kërkonte barazimin, të ndalur vetëm nga një super Lunini i cili për këtë mbrëmje bëri të harrohej gardiani Kurtua.
Nëntë pritje vendimtare nga ukrainasi bënë që Reali të mbante fitoren minimale 0-1 mes shumë vuajtjesh.
Manchester City triumfoi 1-3 ndaj Copenhagen në Parken Stadium (Copenhagen). Kampionët e Europës shënuan me De Bruyne pas 10 minutash lojë. Skuadra daneze vendosi ekuilibrat në minutën e 33-të me Mattsson, falë një gafe të Ederson.
Atëherë kur skuadrat po përgatiteshin të shkonin në dhomat e zhveshjes, Bernardo Silva riktheu epërsinë te ekipi i Guardiolës. Manchester City dominoi edhe në pjesën e dytë dhe thelloi shifrat në fund me Foden.