-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Xhaferri nga protesta: Mos kini frikë, ejani të shembim murin e pandëshkueshmërisë!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, teksa mori fjalën në protestën e sotme të opozitës u bëri thirrje të gjithëve të bashkohen dhe të mos kenë frikë nga kjo qeveri, ku sipas tij vetëm kështu mund të shembet muri i pandëshkueshmërisë.

“Të dashur qëndrestarë, të rinj e të reja, qytetarë të lirë të Tiranës dhe Shqipërisë. Sot jemi mbledhur në këtë shesh jo thjesht për të protestuar kundër një qeverie, por për të dëshmuar se shpirti shqiptar nuk blihet, nuk mposhtet dhe nuk dorëzohet përballë një regjimi që po na vjedh të tashmen dhe po na vret të ardhmen. Vetëm dje, në parlamentin e Shqipërisë, ne ngritëm zërin për një vërtetë të hidhur që po rrezikon jetën e qytetarëve tanë çdo ditë. Folëm për fasadat e rrezikshme, për polisterolin që po i kthen pallatet e Tiranës në mina me sahat, duke rrezikuar jetë njerëzish për shkak të bashkisë dhe korrupsionit me lejet e ndërtimit.

Sot ju them që ne nuk do të ikim, ky është vendi ynë dhe kjo është toka jonë. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur. Duhet të shembim murin e pandëshkueshmërisë, një rebelim kundër të keqes që na ka zënë frymën. Mos kini frikë nga makineria e tyre e propagandës, ata duken të fortë vetëm kur ne jemi të përçarë”, u shpreh Xhaferri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit