-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama me patronazhistët i kërcënon njerëzit të protestojnë!

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën e sotme kombëtare përpara kryeministrisë, i cili tha se PD është shpresa e vetme politike kundër këtij pushteti dhe se Rama u ka futur njerëzve frikën për të protestuar.

Fjala e Berishës

Sot mblidhemi këtu jo thjeshtë si opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike me serialin më të fuqishëm të protesta, kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur. Sot në mblidhemi këtu jo vetëm si alternativë e shkëlqyer politike por sot mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramës i bazuar në krim, drogë dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Që ne jemi, shpresa e vetme për Shqipërinë, sot është më e qartë se kurrë për cdo shqiptar, për miqtë e Shqipërisë në botë që duan që ky vend të dalë sa më parë nga kjo lëngatë e keqe që e po shkatërron trupin e saj. Këtë e provuan, seriali i fuqishëm i protestave më gjigande që ka njohur Shqipëria. Në protestën, kryengritjen paqësore të kaluar guximtarë u përballën në rrugë dhe sheshet e Tiranës dhëmbë për dhëmbë me regjimin, ujin e helmuar, shkopinjtë dhe plumbat e gomës dhe triumfuan.

Kundër taksës grabitqare të Ramës në litrin e naftës. Në orën e thirrur u paraqitën vetëm dhjetra qytetarë, cdo qytetar është prekur nga rritja e çmimit të naftës por pse nuk pati pjesëmarrje në një protestë të thirrur nga shoqëria civile? A ka pakënaqësi? Po? A janë çmimet më të larta në Europë të naftës në Shqipëri? A janë rrogat më të ulëta në rajon? Po. A është taksa e Ramës mbi litrin e naftës më e larta në botë? Po!

Atëherë përgjigja është ajo, që opozita e ka ngritur në mënyrë të përsëritur dhe që banalistët, kriptoramistët e fshehin nga ju. Shkaku i asaj proteste është frika të cilën ka ngulur gjerë në palcë të shqiptarëve. Njerëzit nga frika nuk guxuan të dalin në protesta. Rama me patronazhistët, arrestimin e qytetarëve për dritat dhe ujin, diferencimin politik, propagandën toksike të shpërndarë nga mediat kryesore që kontrollohen prej tij ka instaluar frikën tek shqiptarët duke i kërcënuar me vendin e punës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit