Astrologia Meri Shehu ka folur për jetën private duke zbuluar se është nënë e një vajze nga një martesë, por nuk u ndal më gjerë duke i treguar kështu hermetike në lidhje me familjen.
“Kam një vajzë, që ka ardhur nga një martesë. Unë aty u futa për një lojë, për të treguar marrëdhënien time me publikun. Në këto 20 vite që kam qenë në ekran, doja që publiku të njihte edhe Merin e vërtetë”, tha astrologia gjatë një interviste për “Ftesë në 5”.
“Ishim bërë kaq të afërt, sa nuk e kuptonim ishte djalë apo vajzë. I fusnim duart te të dy. Ata zhvisheshin aty, hanin bashkë, rrinin bashkë. Nuk e di çfarë më ka bërë Big Brother, më ka bërë si një qengj të urtë. Kuptova që te sherret që kam bërë kam shprehur disa anë të karakterit që nuk i kisha nxjerrë më parë. Por, tani jam më e qetë”, tha ajo.
Meri shpjegoi situatën me Rozën duke thënë: “Më akuzuan për dhunë, për një kapje mjekre. Shkova për të parë nëse kishte silikon. Pse duhet ta qëlloja unë atë. Ishte thjesht një prekje dhe unë për atë u penalizova, dola në nominim”.