Kombëtarja shqiptare përgatitet për ndeshjen miqësore kundër Luksemburgut që zhvillohet këtë të shtunë, duke mbyllur sezonin.
Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani, ka komentuar për FSHF atmosferën brenda skuadrës, përgatitjen dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në rrugën drejt objektivave të ekipit.
“Atmosfera në skuadër është fantastike. Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen me Luksemburgun, sepse duam ta fitojmë dhe të shkojmë me pushime me kokën më të qetë. Tifozët janë forca jonë dhe pa ta nuk mund t’i arrijmë objektivat që kemi,” tha Ramadani.









