Një foshnje tremuajshe është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete, ka njoftuar Policia e Kosovës. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti për foshnjën e gjinisë femërore është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
Ndërsa, një hetim ka nisur edhe në Pejë, ku një i burgosur ishte dërguar në spital pa shenja jete. Edhe atij do t’i bëhet obduksioni. Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar të hënën se i burgosuri me inicialet H.M., ishte trajtuar në vazhdimësi nga sëmundje paraprake.
Është thënë se ishte trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake. Rreth orës 18:55 të hënën është thënë se ka pësuar “krizë të vetëdijes” dhe ndonëse i është ofruar ndihma nuk i ka mbijetuar sulmit.