-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova përballë thirrjeve për bashkërendim me SHBA-në

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje të mërkurën Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çfarëdo lloj veprimi që mund të përshkallëzojë tensionet në Ballkanin Perëndimor.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës, mes shqetësimeve që ka nxitur vendimi i autoriteteve të Kosovës i cili ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme në zonat e banuara me shumicë serbe.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor përgjatë muajve të fundit. Mesazhi im kryesor është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe çfarëdo veprimi që mund të përshkallëzojë më shumë tensionet në rajon. Kur flasim për Kosovën, rruga përpara është nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëj thirrje të dyja palëve të angazhohen në mirëbesim në këtë dialog”, tha zoti Stoltenberg.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, ka hyrë në fuqi me një shkurt pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i tij./VOA

Lexo KËTU artikullin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit