Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku siç ka konfirmuar policia 34 vjeçari, Ilir Koçilja ka vrarë me thikë 46-vjeçarin Halil Kokan.
Pak minuta më parë u mësua se 34 vjeçari është kapur nga uniformat blu, ai gjithashtu rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.
Ndërsa mesditën e sotme Halil Koka u godit me thikë nga autori i dyshuar, Ilir Koçilja dhe për pasojë humbi jetën teksa dërgohej për në spital.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 4 rreth orës 12:30. Një dëshmitar tregoi ngjarjen.
“Autori po e ndiqte të plagosurin dhe ky i fundit përfundoi i shtrirë afër koshave të mbeturinave.
Ai ngeli në rrugë. Erdhi policia dhe më pas ambulanca. Nuk njihja asnjë person. Ata erdhën nga Tatimet me vrap. Autori e ndiqte me vrap. Viktima ngeli te koshat, aty ngeli i plagosur”, tha dëshmitari.
“E ndoqi me vrap, ngeli te koshat…”! Si u vra 40-vjeçari me thikë në zemër?