-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken: Këtu kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin

Kryesoret

“Ku mes nesh sot kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin, gra që fillojnë bizneset e tyre, që luftojnë kundër ekstremizmit dhe po e bëjnë Shqipërinë akoma më të hapur. Disa prej jush kanë mirëpritur familje të larguara nga talebanët.

Kjo tregon bujarinë e shqiptarëve. U takova me disa familje afgane. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë”. Kështu deklaroi sot Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një ceremonie te Piramida me të rinj, të quajtur “Celebrimi i të ardhmes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”.

Blinken: Jam në tokën e shqiponjave

“E ndjen ambientin e ngrohtë jashtë, por edhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Ju jam mirënjohës. Jam shumë i lumtur që jam sot me ju, në një qytet ku ju, si ish-kryetar bashkie, i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi.

Zoti kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë. Dhe këto 3-4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar së bashku”, tha Blinken.

Blinken flet nga Tirana: Kemi partneritet të shkëlqyer me Shqipërinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit