Nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet në parlament as në seancën plenare të kësaj të enjteje në parlament. Deputetët e opozitës, pjesë e Rithemelimit me pankarta në duar rrethuan foltoren e Kuvendit. Deputetët bllokuan punimet e Kuvendit duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.
Deputeti i PD Arbi Agalliu nuk pranoi ta bënte interpelancën me Spiropalin, duke bërë që kryetarja e Kuvendit të kalonte direkt në votimin e projektligjeve. Ndërkohë që deputetja Elda Hoti në krah të grupit të Sali Berishës i fiku mikrofonin teksa Agalliu, pjesë e Lulzim Bashës po fliste në seancë.
Nën vërshëllimin e bilbilave parlamenti votoi ligjin për rikthimin e basteve sportive me 72 vota pro. Seanca plenare u mbyll brenda 15 minutave nga fillimi i saj, ku maxhoranca kaloi pa asnjë diskutim të gjitha projektligjet dhe pikat në rendin e ditës.
Të përjashtuar nga seanca e sotme ishin;
Flamur Noka
Gazment Bardhi
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Petrit Doda
Edi Paloka
Basha: Javën tjetër padi për Ramën në SPAK për inceneratorët