-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Droni arreston dy vëllezër në Tiranë (VIDEO)

Kryesoret

Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të mbajtjes pa leje, të armëve të ftohta.

Posedonin droga të forta për t’i shitur në doza, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër).

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve Alkan 36 vjeç dhe Mariglen Markaj 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Gatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit