Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u pyet dhe për situatën në Lindjen e Mesme, në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
I pyetur nëse mund të arrihet një marrëveshje armëpushimi mes dy palëve, Blinken u shpreh se për këtë kërkohen perspektiva, si kthimi i pengjeve. Gjithashtu u shpreh se një marrëveshje mes dy palëve është e domosdosshme, kjo për të bërë të mundur dhe dhënien e ndihmave humanitare.
“Nëse mund të arrihet një marrëveshje kërkohet perspektiva, të kthehen pengjet në shtëpi dhe të kemi një pauzë më të gjatë. Qëndrojmë të fokusuar dhe besoj që është e mundur. Ne mendojmë se është e mundur një marrëveshje dhe mendojmë se është e domosdoshme që të vazhdojmë ta ndjekim në mënyrë urgjente. Një pauz të shtrirë për konfliktin dhe shtrirjen e asistencës humanitare” u shpreh Blinken.