-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Profesori amerikan: Vuçiç kërcënon për të kënaqur Putin

Kryesoret

Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben Meir, analizoi dialogun Prishtinë-Beograd, dhe lëvizjet politike e ushtarake në të dyja anët. Profesori i shquar, autor i shumë librave, thotë se Serbia nuk do ta sulmojë asnjëherë Kosovën pasi nuk dëshiron një përplasje ushtarake me NATO-n e fuqishme.

Sipas ekspertit amerikan, Vuçiç po e bën të gjithë këtë retorike me kërcënime të kota, vetëm për të kënaqur Putinin. Sa i përket vendimit për dinarin serb, ai thotë se Kosova ka të drejte, por mënyra se si vepron Kurti pa koordinim me aleatët është e gabuar.

A2 CNN: Le tja nisim nga shkrimi juaj i fundit me titull “Serbia e Vuçiçit flet me zë të lartë, por ka vetëm një shkop të vogël”. Ju thoni se mundësia e një lufte nga Serbia kundër Kosovës është thuajse zero. Por NATO thotë se Ballkani përballet me rrezik real. Tani Vuçiç po kërkon për kthimin e ushtrisë serb në Kosovë. Si e vlerësoni këtë?

BEN MEIR: Epo, kur shikoj dhe vlerësoj kushtet në Serbi dhe marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duhet të kujtojmë një gjë: Kosova sot është e garantuar. Siguria garantohet nga NATO. Nga këndvështrimi im, nëse Presidenti Vuçiç bën ndonjë përpjekje për të pushtuar Kosovën, ai me siguri do të përballet me forcat e NATO-s. Unë nuk mendoj se ai është në një pozicion dhe as nuk dëshiron në asnjë rrethanë të angazhohet në përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n. Pavarësisht marrëdhënies së Vuçiç me Putinin, ai ende do të donte që në një moment apo tjetrin të anëtarësohej në BE.

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit