Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ndarë një postim në Facebook ku i uron mirëseardhjen Antoni Blinken.
Berisha ka shprehur se ky është një eveniment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë sidomos për një periudhë të trazuar për rajonin.
Por në titull ish-kryeministrti ka bërë ironi duke thënë “Welcome to monist Albania” dhe duke nënkuptuar që këtu regjimi nuk është i duhuri.
Gjithashtu nuk kanë munguar dhe akuzat ndaj kreut të qeverisë aktuale “Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super Watergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të New York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, per korrupsion domethenses, 8 vite pasi kisha dhene dorheqjen nga çdo funksion.” ka shkruar Berisha në postim.