-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajmi për vdekjen e Navalnyt, Rusia: Nuk dimë gjë!

Kryesoret

Pas lajmit të shpërndarë në media, të cilat citonin shërbimin e burgjeve ruse, për vdekjen e liderit opozitar rus Alexei Navalny, ka reaguar edhe zëdhënësja e tij Kira Yarmysh.

Në një postim në X, ajo shprehet se nuk ka ende ndonjë konfirmim për vdekjen e tij, ndërsa avokati i 47-vjeçarit është nisur drejt Siberisë.

“Shërbimi Federal i Ndëshkimit në Distriktin Yamalo-Nenets po shpërndan lajme për vdekjen e Alexei Navalny në IK-3. Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim për këtë. Avokati i Navalny tani po fluturon për në Siberi dhe ekipi i tij do të raportojë më shumë informacione”, deklaroi ajo.

Navalny u pa për herë të fundit në një video-telefonatë në janar, duke bërë shaka për veshjen e tij të burgut në regjimin penale të Arktikut në të cilën ishte transferuar një muaj më parë.

Vdes në burg lideri i opozitës ruse Alexei Navalny

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit