-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çdo sulm ndaj Kosovës, sulm ndaj Shqipërisë”! Vuçiç-Ramës: E tmerrshme!

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”.

Sot u dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do të sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në atë anë. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, dëgjohej vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë saqë heshtja ishte e pakëndshme.

Askush nuk iu përgjigj deklaratave të tilla, imagjinoni sikur dikush nga ne ta kishte thënë këtë, do të kishit dëgjuar bubullimat e mallkimeve, fyerjeve dhe fushatave më të pista nga e gjithë bota.

Për sa i përket neve, nuk kemi nevojë të sulmojmë askënd dhe nuk do ta bëjmë. Ne kemi nevojë për Evropën, ndoshta jo hipokrizinë e saj, por nuk mund të bëjmë pa të”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se kryeministri shqiptar Edi Rama tha dy ditë më parë se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”. Ai tha se Kosova nuk është e vetme, jo vetëm sepse ka Shqipërinë, por sipas tij sepse ka edhe aleatë strategjikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit