SPAK dhe policia kanë parandaluar një atentat ditën e sotme ndaj Inez Hajrulla, i njohur dhe si “i forti” i Vlorës. Prokuroria zbuloi se ndaj tij po siguroheshin kushtet për ta ekzekutuar, e gjitha kjo nga një grup kriminal ku në pranga ra Amarildo Nikollin dhe 2 të tjerë janë në kërkim.
Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë, ndërsa u ka shpëtuar më herët dy tentativave të tjera për ta vrarë, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.
Inez Hajrullës i është bërë atentat me tritol edhe në vitin 2017. Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla është shoqëruar dhe hetuar edhe për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes. Lokali ku ndodhi në zonën që frekuentohej nga Edison Harizaj i vrarë në Durrës në 2018-ën. 27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë.
Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Inezin në shërbim prove. Por në 28 dhjetor 2018 Inez Hajrulla dënohet sërish nga gjykata e Vlorës me 8 muaj burgim për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Vrasja e parandaluar nga SPAK/ Zbulohet për kë kishte bërë gati plumbin vlonjati