-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Navalnyt, NATO: Guximin e pagoi me jetë!

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se blloku konsideron se regjimi rus mban “përgjegjësinë e vetme” për “vdekjen tragjike” të Navalny.

Në një postim në X, Michel tha se Navalny “luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë” dhe bëri “sakrificën përfundimtare” për idealet e tij.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen e tij. Dhe për ata që luftojnë për demokracinë në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk përfundon kurrë,” shtoi Michel.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s , thotë se është “i pikëlluar dhe i shqetësuar nga raportet që vijnë nga Rusia”.

Vdekja e Navalny është “lajm i tmerrshëm” thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak , i cili thotë se “demonstroi guxim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se aktivisti “e pagoi guximin me jetën e tij”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit