Edhe këtë të diel, policia kufitare greke ka njoftuar se nga ora 19:00 deri në orën 22:00, rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Mjetet e vogla do të lejohen të kalojnë, ndërsa ata të tonazhit të rëndë (kamionë e autobusë, nuk do të lejohen.
Njoftimi:
Kakavijë
Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.
Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (komionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.
Ju faleminderit!