Roma arriti një fitore të pastër 0-3 në transfertën e Frosinones, duke lënë pas disfatën ndaj Interit javën e kaluar.
Një rezultat i cili nuk është pasqyra më e mirë e ndeshjes, pasi Frosinone dhuroi një paraqitje denjitoze.
Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e romakëve, ku goli i Hujisen ishte e vetmja gjë pozitive për miqtë. Plot 9 herë goditi Frosinone në drejtim të portës së Rui Patricios, por pa mundur të shkaktojë dëme.
Në pjesën e dytë, ishte përsëri Roma që ndëshkon Frosinone, ku Azmoun ishte autori i golit të dytë në minutën e 71’. Goli i tretë erdhi nga Paredes në minutën e 81’ falë një goditje nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Roma renditet tashmë në vendin e gjashtë me 41 pikë